Subscribe

Ministrat e çështjeve të jashtme të Bashkimit Europian nuk kanë mundur të zhbllokojnë pengesën lidhur me aprovimin e kuadrit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, lidhur me këtë çështje, Arben Pëllumbi, deputet PS është shprehur se procesi i negociatave tashmë po pengohet nga Bullgaria.

 

“Qeveria i ka bërë detyrat e veta. Rruga e formimit të Gjykatës është hapur dhe besoj të mbyllet dhe ky proces. Këto kushte janë për tu plotësuar në vazhdimësi të bisedimeve që do të bëjmë me BE-në të cilat mund të shkojnë nga 2-3 vite dhe më shumë. Gjykata Kushtetuese është ‘thembra e Akilit’ përderinëDhjetor, kusht të cilin besoj do ta plotësojmë. Megjithatë, po të kemi parasysh faktin që në takimin e kaluar u pengua Maqedonia e Veriut prej nesh, tanimë duket se do pengohemi ne prej Maqedonisë së Veriut, sepse Bullgaria u kujtua.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *