Subscribe

Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Bashkimit Europian janë mbledhur në Luksemburg për të diskutuar çështje të politikës së jashtme. Përpara takimit, zyrtarja e lartë e BE, Federica Mogherini, u shpreh optimiste për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Federica Mogherini: Sot shënohet nje vit nga nënshkrimi i marrëveshjes se Prespës, ne duhet te vlerësojmë guximin e lidershipit, dhe hapat e rendesishem qe jane ndërmarre ne Ballkanin Perëndimor dhe shpresoj qe vendet anëtare do te kujtohen per kete fakt dhe do te vlerësojnë ne vendimin qe do te marrin per hapjen e negociatave edhe per Shqipërinë, edhe per Maqedonie e Veriut. Dhe shpresoj te behet sa me shpejt te jete e mundur.

 

Ndërsa komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn deklaroi se komisioni ende po negocion për një nisje sa më të shpejtë të bisedimeve per Maqedonie e Veriut, por nuk përmendi Shqipërinë.

 

Johannes Hahn: Ne ende po negociojmë per Maqedonie e Veriut, ata kane bere gjithçka, nuk behet fjale per per Maqedonie e Veriut, por është nje sinjal i qarte per te gjithë rajonin edhe per Serbinë dhe Kosovën. Njerëzit duhet te dine se sa e rëndësishme është te japim sinjale ne interes te gjithë rajonit.

 

Por kryediplomati sllovak Miroslav Lajcak u shpreh se Maqedonia e Veriut ka më shumë shanse për çeljen e negociatave sesa Shqipëria, pikërisht për shkak të krizës politike në tiranë.

 

Miroslav Lajčák: Maqedonia e Veriut ka më shumë shanse, ka nje krize politike ne Shqipëri, te hapesh negociatat me te nuk është njësoj si te mbyllesh negociatat, kështu është nje proces ne kontroll te plote, nëse ata i fillojnë ne te njëjtën kohe nuk do te thotë qe do i përfundojnë ne te njëjtën kohe. 

 

Të martën, ministrat e jashtëm do të zhvendosen në Bruksel, ku pritet të diskutohet për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *