Subscribe

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme i Bashkimit Europian vendosi të martën të shtyjë vendimin për negociatat me Shqipërinë në muajin tetor.

 

Por sipas kryediplomatit grek Jorgos Katrugalos, këshilli në të njëjtën mbledhje mori dhe një vendim tjetër.

 

Sipas tij, te drejtat e pronësisë se minoritetit grek si dhe e drejta e vetëdeklarimit, përcaktohen si kritere per integrimin e Shqipërisë ne BE.

 

“Ky vendim është nje sukses i rendesishem ne radhe te pare per mbrojtjet e te drejtave te minoritetit tone ne Shqipëri. Per here te pare ne mënyre kaq te qarte lidhet perspektiva europiane e Shqipërisë me respektimin e te drejtave te minoritetit ne zonën e Himarës dhe jo vetëm, e dyta e drejta e vetedeklarimit është shumë e rëndësishme. Pritet ne Shqipëri legjislacioni përkatës dhe duhet të shohim se si një minoritar grek do te mund te vetedeklarohet si i tille.”

 

Por menjëherë reagoi ministri në detyrë për europën dhe punët e jashtme Gent Cakaj, i cili hedh poshtë pretendimet për kushte shtesë për Shqipërinë.

 

Shqipëria nuk është ngarkuar me asnjë kusht shtesë në rrugëtimin e saj evropian. Komisioni ka dhënë dëshminë e plotë se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme teknike për të filluar me hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në. Shqipëria duhet të vazhdojë punën e saj intensive me vendet anëtare për të siguruar një vendim pozitiv më së largu në tetor.

 

Nuk është hera e parë që Athina zyrtare e lidh çështjen e negociatave të Shqipërisë me të drejtat e minoritetit, por këtë herë shtyrjen e vendimit për negociatat në muajin tetor e quajnë një sukses edhe të Greqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *