Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj e konsideroi vendimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së një arritje madhore që e fut Shqipërinë në një marrëdhenie të re me BE-në, atë të nisjes për të arritur statusin final të anëtarit.

 

Sipas tij, tashmë është krijuar një qasje e re sa i përket marrëdhënies së BE-së me rajonin. Ministri shtoi se është shumë e rëndësishme të thellohet marrëdhënia dhe të rritet ndërveprimi jo vetëm mes vendeve në rajon, por edhe në raport me Bashkimin Evropian.

 

“Ne sot falenderojmë vendet anëtare, jo vetëm për dritën jeshile për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, por edhe për faktin se kanë dhënë mesazhin e qartë, se në rast të reformave të prekshme, përparimi në rrugëtimin evropian është i mundur. Kjo vendimmarrje mbetet e rëndësisë historike për Shqipërinë”, u shpreh Cakaj. 

 

Zyrtarët e lartë dhe Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë përgëzuar shqiptarët dhe kanë vlerësuar punën e bërë në procesin e negociimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *