Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian  janë mbledhur ne Luksemburg  për të diskutuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë e Maqedonisë së Veriut. Në përfundim të këtij takimi nuk pritet një vendim përfundimtar por kryediplomatët do të publikojnë  vetëm një deklaratë për rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën.

 

Përpara nisjes së takimit kryediplomati Italian u shpreh se në qendër diskutimeve do të jetë votimi në Bundestagun gjerman i cili u shty për në tetor.

 

 ENZO MOAVERO

MINISTER I JASHTEM I ITALISE

 

Do te diskutojmë ne lidhje me voten ne Bundestag, i cili u shty pas veres dhe me pas do te diskutojmë per procesin e hapjes se negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Ndërsa ministri gjerman për europën theksoi se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet, dhe negociatat duhet të hapen sa më shpejt.

 

MICHAEL ROTH

MINISTRI GJERMAN PER EUROPEN

 

Per ne strategjia e zgjerimit mbetet e nje rëndësie te veçante. Sot do te diskutojmë per raportin e Komisionit Europian per te cilin luajne nje rol shume te rendesishem zhvillimet pozitive ne Shqipëri dhe ne Maqedoninë e Veriut. ne këndvështrimi tim detyrat e shtëpisë jane kryer, jane përmbushur. Maqedonia e Veriut shkroi historinë me marrëveshjen e Prespës si nje shembull per guximin per zgjidhjen e konflikteve. Bashkimi europian nuk duhet te humbasë beshuesmerine, ne duhet te hapim negociatat sa me shpejt te jete e mundur, si fillim i nje rrugëtimi te gjate dhe te vështire. kjo ta te beje dhe me stabilitetin e ketyre vendeve.

 

Edhe Rumania si kryesuese e presidencës se Bashkimit Europian mbështet çeljen e negociatave per Shqipërinë.

 

GEORGE CAMBIA

MINISTER I JASHTEM NE DETYRE I RUMANISE

 

Duhet te vendosim per konkluzionet e raportit te Komisionit per Zgjerimin. Rumania ka mbështetur prej fillimit te presidencës se Bashkimit Europian per rajonin e Ballkanit Perendimor per zgjerimin sepse ne besojmë te procesi i zgjerimit.

 

I njëjti qëndrim vjen dhe nga Austria, ku kryediplomati theksoi se Shqipëria i ka përmbushur kriteret për negociatat.

 

ALEXANDER SCHALLENBERG

MINISTRI AUSTRIAK PER EUROPEN

Duam te japim nje perspektive te qarte per negociatat per Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Do te jete nje debat i vështire, por duam te japim nje sinjal te qarte Maqedonia e Veriut i ka përmbushur te gjitha edhe Shqipëria i ka përmbushur detyrimet.

 

Takimi pritet të zgjasë pasi do të debatohet edhe me vendas skeptike. Holanda ka dalë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë pasi e konsideron atë si të parakohshme.

Qershorin e kaluar vendimi u shty pikërisht pas skepticizmit të tre vendeve, Holandës, Francës dhe Danimarkës. Komisioni Europian propozoi hapjen pa kushte të negociatave për Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *