Sekretari i Përgjithshëm I PD, Gazment Bardhi ka akuzar kryeministrin Edi Rama se po vijon të gënjejë shqiptarët në lidhje me çështjen e negociatave.

 

Në një postim në “Facebook”, Bardhi duke u ndalur tek rezoluta e miratuar nga CDU/CSU thekson se Bundestagu ka shprehur vullnetin për t’I hapur negociatat Shqipërisë por jo se ka përcaktuar një datë për nisjen e tyre, siç ka bërë me Maqedoninë e Veriut.

 

“Edi Rama gënjen shqiptarët për të treten herë rradhazi për negociatat. Bundestagu ka shprehur vullnetin e ditur prej kohësh për t’i hapur negociatat me Shqipërinë, por nuk ka autorizuar qeverinë gjermane të përcaktojë një datë për nisjen e tyre, siç ka bërë me Maqedoninë e Veriut.  Shqipëria duhet të plotësojë 9 kushte, në mënyrë që të nisë realisht bisedimet e anëtarësimit për në Bashkimin e Europian. Çdo gjë tjetër që u thuhet shqiptarëve nga Edi Rama, Taulant Balla dhe klonë të tjerë të Ramës është gënjeshtër, është mashtrim, është propagandë! Mashtrimet e Edi Ramës nuk i hapin dot negociatat! Europa na pranon me strandarde dhe jo me propagandë e mashtrime!”

 

Sipas Bardhit, lajmi i mirë nga Bundestagu është se ai njeh krizën e rëndë politike në Shqipëri dhe se po kërkon zgjidhjen e saj për të mos dëmtuar negociatat.

 

“Lajmi i vërtetë i mirë nga Bundestagu është se ai njeh krizën e rëndë në Shqipëri dhe kërkon zgjidhjen e saj për të mos dëmtuar negociatat.  Lajmi i vërtetë i mirë është që Bundestagu kërkon zgjedhje të lira e të ndershme, kërkon ndëshkimin e atyre që vodhën zgjedhjet dhe kërkon vendim urgjent nga Gjykata Kushtetuese për ligjshmërinë ose jo të 30 Qershorit.  Lajmi i vërtetë i mirë është që Bundestagu kërkon një sistem drejtësie të pavarur dhe funksional, në mënyrë që të nisin negociatat. Kërkon ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës se Lartë, SPAK-ut, që të futen në burg zyrtarët e lartë dhe politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin.  Sot nga Bundestagu kishte 9 lajme të mira, të cilat janë rruga e vetme që i hapin Shqipërisë negociatat në të ardhmen. Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Edi Rama dhe krimi i organizuar që qeverisë me të, nuk mund ta marrin peng Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *