Kjo e hënë për 30 mijë nxënës shënon ditën e parë të rrugëtimit të gjatë drejt dijes, por nuk është e zakonshme si dita e parë që kujtojnë ndoshta motra apo vëllai i tyre i madh.

 

Të vegjlit, këtë radhë veç çantës dhe buqetës me lule, duhet të kenë me vete maskën dhe nuk duhet të harrojnë masat e distancimit social.

 

Në radhë për një dhe në një distancë më shumë se një metër, para se të hynin në klasë të gjithëve iu mat temperatura.

 

Vetëm në 10 shkolla në Bashkinë e Korçës nuk u ndoq kjo procedurë pasi aty mungonin termometrat, ndërsa  për shkak të pandemisë jo i gjithë stafi arsimor është në gatishmëri. 2 mësues në Korçë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe 4 të tjerë janë të karantinuar.

 

Për të gjithë prindërit ky moment është përjetuar me frikë.

 

Edhe në Vlorë situata ka qenë e njëjtë, ndërsa prindërit, veç emocionit, shprehin edhe friken ndaj situatës të krijuar nga pandemia.

 

Shkolla e fshatit Kerkove e cila pret 20 nxënës nga fshatrat aty afër, nuk është në kushtet më të mira. Godina është e amortizuar dhe me lagështirë, ndërsa autoriteett e kanë dezinfektuar.

Kruja, veç pandemisë, qartazi vuan akoma pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Të gjithë nxënësit e shkollës së Bubqit, Dervenit dhe Mazhes së Vogël të cilët mësimin do ta zhvillojnë paradite në gjimnazin e Fushë Krujë, për shkak të largësisë, zgjidhje mbetet transporti me autobusë ku nuk respektohet distanca.

 

Në Shkodër, Fier, Berat dhe Durrës rikthimi në bankat e shkollës ka ndodhur në masat rigoroze antiCOVID.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *