Një tjetër foto e kohëve të vjetra për ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

Ditët e fundit ai ka vendosur të përcjellë mesazhe përmes fotove nga ditët kur ishte më aktiv në politikë.

 

Këtë të enjte, ish-lideri i PD-së e nisi ditën me një foto, ku shihet i rrethuar nga simpatizantët dhe mbi të shkruan: “Flet vetë!”.

 

Kjo “valë” postimesh të fotove të vjetra erdhi pas deklaratës së Berishës se mund të rikthehet në krye të Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *