Mbrëmjen e të dielës në Aeroportin e Rinasit është ulur avioni i parë charter nga Rusia, me afro 200 turistë rusë në bord.

 

Ambasada ruse në Tiranë përshëndeti të ardhurit në Rinas dhe theksoi se Shqipëria ka hapur kufijtë, falë luftës kundër koronavirusit dhe vaksinimit të gjerë të popullatës.

 

Në këtë pikë, ambasada përmend edhe vaksinën ruse Sputnik V, që sipas saj, ka ndihmuar shumë në imunizimin e qytetarëve.

 

“Kjo ngjarje u bё e mundur falë pёrpjekjeve tё pёrbashkëta nё luftёn kundёr koronavirusit. Ulje e vazhdueshme e tё sёmurëve me Covid-19 falë zbatimit tё masave kufizuese tё rrepta dhe vaksinimit tё gjerё tё popullsisё i lejoi Shqipёrisё tё hapё pёrsёri kufijtё e saj dhe tё deklarojё mё zё tё lartё «Mirёseerdhët nё Shqipёri!» mijëra dhe mijëra turistёve nga vendet e ndryshme, pёrfshi Rusinё. Jemi krenarë me faktin se në arritjen e rezultateve pozitive nё luftёn kundёr pandemisё nё Shqipёri ndihmoi dhe pёrdorimi i gjerё kёtu i vaksinës antikovid ruse «Sputnik V». Duke pёrshendetur tё ardhurit nga Rusia, u urojmё njё qëndrim dhe pushim tё kёndshёm nё Shqipёri dhe kthim nё shtёpi me shёndet tё plotё, gёzim, pёrshtypje tё mira nga bregdeti Adriatik dhe Jon, mikpritja dhe kuzhina kombёtare dhe sigurisht me deshirё tё vizitojnë pёrseri kёtё vend tё bukur.”

 

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport, Dr. Constantin von Alvensleben tha se aeroporti po gjallërohet. Ai dha lajmin se shumë shpejt, do të vendoset edhe linja turistike charter me San Petersburg.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *