Subscribe

Pasi Partia Socialiste, që zotëron shumicën në Parlament, depozitoi në Presidencë shkresën me propozimin e Edi Ramës si kryeministër, është e mundshme që brenda javë së ardhshme kreu i shtetit të firmosë dekretin.

 

Të premten e 10 Shtatorit mblidhet Parlamentin i ri. Në seancën e parë ngrihet komisioni prej tre anëtarësh që përgatit raportin pasi bën verifikimin e mandatit të 140 deputetëve.  Nisur nga e kaluara, nuk përjashtohet mundësia që brenda të së njëjtës ditë, të zhvillohet edhe një seancë tjetër parlamentare ku votohet raporti i komisionit.

 

Nga ky moment, presidenti Ilir Meta mund të nxjerrë dekretin që e mandaton Ed Ramën si kryeministër. Ky i fundit ka dhjetë ditë kohë të prezantojë Kuvendit kabinetin e ri qeveritar dhe programin qeverisës. Pas miratimit me votë, Edi Rama i çon Ilir Metës për dekretim emrat e ministrave.

 

Kreu i shtetit ka shtatë ditë kohë për t’u shprehur. Pas dekretimit, kryeministri, zëvendësi i tij dhe 15 ministrat bëjnë betimin te presidenti.

 

Në më të shumtën emrat e përzgjedhur nga Edi Rama për të qenë ministra janë dekretuar më herët nga Ilir Meta. Përjashtim bëjnë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e Bujqësisë Frida Krifca, e Fëmijëve dhe Rinisë Bora Muzhaqi dhe e Sipërmarrjes, Edona Bilali.

 

Këtë herë situata është më ndryshe, pas qeveria “Rama 3” do të betohet te presidenti për të cilën shumica socialiste votoi në mbyllje të mandatit të saj të dytë, shkarkimin e Ilir Metës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *