Në kulmin e sezonit turistik lagjet muzeale të qytetit të Beratit vijojnë rikonstruksionin në fasada, rrugicat me kalldrëm apo muret e kalasë. Por kjo nuk pengon turistët të vizitojnë apo të ecin nëpër këto lagje që të tërheqin me misterin e tyre.
Këtë vit drejtoria e monumenteve të kulturës është fokusuar në zbatimin e projektit për kanalizimet e ujërave si dhe rehabilitimin e kabllove të energjisë elektrike.
EUGEN KALLFANI
DREJTORI I MONUMENTEVE TË KULTURËS BERAT
“Aktualisht këtë vit jemi fokusuar më shumë në implementimin e projektit në lagjen Mangalem. Infrastrukturën në rrjetin elektrik dhe restaurim e portave dritareve dhe fasadave. Kjo po ndodh në kulmin e sezonit turistik por është shumë e domosdoshme sepse kjo do të sjelli një të ardhme të qëndrueshme të këtyre kësaj lagjeve jemi të detyruar pas pengesave që solli pandemia .Në kemi bërë investime dhe në lagjen “13 Shtatori” që përfshin përveç projekteve të mëdha që ka bashkia Berat në drejtim të infrastrukturës është futur në këtë fond edhe punimet në lagjet muzeale.”
Numri i banesave në qytetin e një mbi një dritareve, të cilat kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme është tepër i madh.
“Po punohet me ritme të larta në lagjen muzeale “Magalem” pavarësisht numrit të madh turistëve .Po punohet në rrugicat e lagjeve punime në kalldrëm fasadat e banesave të dëmtuara duke i rikonstruktuar ato porta apo dhe sistemime të ndryshme brenda lagjes muzeale .Theksoj se tashmë shumë qytetarë kanë filluar të reagojnë dhe bashkëpunojnë në aplikimet për restaurimet e banesave .Përsa i përket kohët e fundit qytetarët e lagjeve muzeale janë ndërgjegjësuar për ti sistemuar banesat e tyre por duhet të sqaroj se ka një procedur ligjore për të filluar rikonstruktionet e banesave të tyre.”
Por drejtori i monumenteve të kulturës në Berat insiston në ndërgjegjësimin e qytetarëve për të reaguar ndaj çdo shqetësimi problematike që mund të shfaqet ai kërkon bashkëpunim me qytetarët.