Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2 të kryeqytetit kanë arrestuar një 28 vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje.

 

Shtetasi I arrestuar është Genc Logu, banues në Tiranë, I cili sipas policisë është me precedentë të mëparshëm penal.

 

Ndalimi i 28 vjeçarit nga ana e uniformave blu u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar atë me 4 vite burg, për veprën penale “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”. Sipas policisë, 28 vjeçari në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë kanë vjedhur në zonën e Don Boskos dhe në rrugën “Artan Lenja” dy automjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *