Subscribe

Efektivi i policisë Demiraldo Heta, është arrestuar nga shërbimi i kontrollit të brendshëm pasi u kap në banesë së bashku me Arbër Balliun, ky i fundit i shpallur në kërkim për vrasje e mbetur në tentativë.

 

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë, raporton Vizion Plus. Policia pasi kishte marrë informacion se ku fshihej Balliu, kontrolloi banesën e këtij të fundit ku u arrestua së bashku me efektivin e policisë së Dibrës Heta.

 

Arbër Balliu ishte në kërkim pasi në mars të 2019-ës, tentoi që të vriste Enea Keqan në zonën e Komunës së Parisit. Ai ishte shpallur në kërkim, ndërkohë që Gjykata kishte vendosur masën arrest me burg. Ndërsa efektivi që u kap me të kërkuarin në banesë, akuzohet për përkrahje të autorit.

 

Gjithashtu policia kontrolloi edhe një banesën tjetër të Arbër Balliut, ku u gjet një sasi prej 2.3 kg kanabis. Në pranga ka rënë edhe Igli Pojana, pasi u kap në flagrancë duke përgatitur lëndën narkotike. Efektivët blu kanë sekuestruar gjithashtu edhe 2.5 milionë lekë të vjetra që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *