Nga Franca u ekstradua 51-vjeçari Tom Kaçi. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në bashkëpunim me një tjetër person, ai ka kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa dhe i ka transportuar ato në drejtim të Rubikut. Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2013, në fshatin Bulshar, Mirditë.

Po ashtu, u bë i mundur arrestimi në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i 25-vjeçarit me iniciale A. Q., pasi dyshohet se ka trafikuar një sasi lënde narkotike drejt Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *