Subscribe

Pas hetimeve disamujore Prokuroria e Krimeve te Rënda i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurisë, arrest me burg ish-shefit të policisë së Kurbinit, Ylli Vata. Vendimi nuk është zbatuar ende nga policia, pasi i dyshuari ka humbur gjurmët prej datës 13 shkurt të këtij viti.

 

Oficeri i policisë Vata, sipas akuzës, ishte epror i specialistëve të policisë të zonave të Kurbinit ku mbillej kanabisi. Ai është pjesë e një grupi te strukturuar kriminal, thotë Prokuroria, duke qene bashkëpunëtor në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Emri i Shefit të Rendit të Kurbinit rezultoi gjatë hetimit të nisur në Nëntor 2016, ku u arrestuan 7 persona, nder ta, edhe Zani Kasmi, edhe ky efektiv policie.

 

Por prokuroria theksoi se kreu i grupit kriminal ishte Lefter Neli i hetuar nga korriku i 2016. Për këtë aktivitet, ai kishte marrë sigurinë se nuk do të cenohet nga forcat e policisë së komisariatit të Kurbinit, ku Vata kishte post drejtuesi. Gjithashtu, hetimi zbuloi se një sasi e madhe bimësh narkotike nuk është asgjësuar me djegie edhe pse grupi i kontrollit, i drejtuar nga Shefi i Rendit Ylli Vata, kishte qenë në këto vende për t’i asgjësuar ato. Pra, për krimet e renda, Vata ka krijuar një mekanizëm, i cili bënte të mundur krijimin e kushtet për kultivimin e bimës narkotike në zonat e malësisë së Kurbinit, duke pas edhe rol kryesor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *