Subscribe

I ftuar në “Zgjedhje 2021”, kandidati për deputet Taulant Balla deklaroi se bllokimi i aeroportit “Nënë Tereza” u bë me qëllim për të penguar procesin e vaksinimit.

“Unë kam pasur një rast dje. Duhet të mbërrinte me avion trupi i pajetë i një emigranti shqiptar nga zona që përfaqësoj. Familjarët ishin në Rinas. Ndërkohë u gjendem para faktit që avioni duhej të kthehej mbrapsht. Është e patolerushme ajo që ndodhi. Asgjë nuk e justifikon veprimin. Nuk jemi në një situatë normale”, tregoi mes të tjerash Balla.

Ndërsa theksoi se protesta e djeshme nuk ishte një organizim sindikalist, Balla përsëriti se nesër do të rinisin fluturimet.

“Unë vlerësoj që nëse gjendet mundësia që ata që  vunë vendin në rrezik, të zëvendësohen. Nuk ishte një organizim sindikalist. Këtu ka hyrë shejtani dhe i ka thënë çfarë goditje t’i bëjnë këtij procesi vaksinimi. Meta dhe Berisha janë aq të çmendur saqë vaksinimin e lidh me zgjedhjet. Unë kam hallin e të sëmurëve me COVID. Të cilët presin të vijnë vaksinat. Në fund të majit të kemi mundësi që të hapemi. Arrogantët në këtë vend janë ata që sabotojnë. Nga 4500 euro ka shkuar në 2500 euro.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *