Ndërkohë që ka nisur dita e dytë e seancës në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij, presidenti Ilir Meta ka publikuar disa të dhëna nga Eurostat që tregojnë nivelin e ulët të pagës minimale në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

 

Përmes një postimi në rrjtete sociale, Meta shkruan se ekonomia nuk mund tu lihet në dorë aventurierëve, që po varfërojnë shqiptarët dhe po falimentojnë Shqipërinë.

 

“EKONOMIA NUK MUND T’U LIHET NË DORË AVENTURIERËVE, QË PO VARFËROJNË SHQIPTARËT DHE PO FALIMENTOJNË SHQIPËRINË!

Me nivelin më të ulët të pagës minimale krahasuar me vendet e rajonit, rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndalur.

Sipas të dhënave të EUROSTAT aktualisht, paga minimale në shkallë vendi është:
Në Shqipëri🇦🇱 248.4 Euro

Në Maqedoninë e Veriut🇲🇰 366.1 Euro

Në Serbi🇷🇸 401.4 Euro

Në Malin e Zi🇲🇪 532.5 Euro.

Ndërkohë nga fillimi i shkurtit 2022, çmimet e karburanteve në Shqipëri u rritën sërish me gati 8 lekë për litër, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër.

Në muajt e fundit të vitit 2021 dhe fillim të 2022, familjet shqiptare, përveç karburanteve, pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë.

Çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.5%

Shërbimet e transportit janë rritur me 6.9%

Shpenzimet familjare për shëndetësinë janë rritur me 28%.

Çmimet në Shqipëri i vendosin oligarkët dhe jo tregu!”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *