Sot në mbrëmje mbahet në los angeles, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar për filmat më të mirë të Hollivudit.

 

Tapeti është shtruar ndërsa aktorë, regjisorë dhe figura të tjera të njohura bëhen gati të konkurrojnë për çmimet Oscar. Për herë të parë në 62 vjet, tapeti ku do të parakalojnë yjet e hollivudit këtë vit,  nuk do të jetë i kuq por ngjyrë shampanjë.

 

Ndarja e cmimeve oscar është momenti më kulminant i vitit për industrinë e filmit dhe për kandidatët e çmimeve kryesore.

 

Aktorja Michelle Yeoh,  Cate Blanchett dhe Austin Butler janë disa nga pretendetët për të marrë çmimin si aktori më i mirë në rolin kryesor.

 

Filmi “The Banshees of Inisherin” konkuron në dy kategori, atë për aktorin më të mirë kryesor, për interpretimin e aktorit Colin Farrell dhe atë të aktorit më të mirë në rolet mbështetëse, për aktorët Brendan Gleeson, Barry Keoghan dhe Kerry Condon.

 

Edhe filmi gjerman “All Quiet on the Uestern Front”, i bazuar në një roman klasik kundër luftës së vitit 1929 është kandidat në kategorinë e filmit më të mirë si dhe favorit në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

 

Disa nga filmat kandidatë për Oscar janë të bazuar në histori të vërteta, duke përfshirë filmin “Navalny”, i cili shpjegon historinë e komplotit për vrasjen e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny.

 

Tradicionalisht, katër fituesit e vitit të kaluar do të riktheheshin për t’ju dorëzuar çmimet pasardhësve të tyre por vetëm tre prej tyre do të jenë të pranishëm, pasi Uill Smith është përjashtuar nga ceremonia për 10 vite pas shpullës së famshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *