Sot ne oren 18:00, Kombetarja shqiptare do te zbrese ne “Air Albania” ku do prese Kazakistanin ne ndeshjen e parafundit te Liges se Kombeve. Ndryshe nga takimi i pare qe u mbyll ne barazim pa gola, kuqezinjte kerkojne te marrin maksimumin sot per te synuar vendin e pare ne ne grup.

Tekniku italian, Edi Reja pritet të mos bëjë shumë eksperimente dhe pritet te hdhe ne fushe lojtaret qe ofrojne me shume garanci.

Ne porte, Berisha eshte i sigurt ndersa përpara tij pritet treshja Gjimshiti, Ismajli dhe Veseli. Nga krahët është dilema e parë. Doka mund te jete alternative e Rejes ne te djathte, ndersa në të majtë projektohet Hysaj por ne moment te fundit t’i kerkohet dhe uzunit per te mbuluar fashen e majte ndersa shkodrani te spostohet ne te djathte.

Në mesfushë, rikthehet dyshja Abrashi dhe Memushaj. Për rolin para mbrojtjes në qendër, pritet një mes Ramadanit dhe Gjasulës, me këtë të fundit më të avantazhuar.

Sulmi do t’i besohet dyshes Cikalleshi-Manaj me shpresen per te depertuar ndaj mbrojtjes kazake dhe siguruar golat e fitores per kombetaren.

Aktualisht grupi udhehiqet nga Bjelllorusia me 7 pike e cila do te prese po ne te njetjten ore Lituanine, e cila ka 5 pike po aq sa Kombetarja jone.  Nderkohe pas tre ditesh kuqezinjte do te luajne serish ne shtepi ndaj bjellorusve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *