Subscribe

Agron Duka është i vetmi aleat që e ka mbyllur marrëveshjen me Partinë Demokratike për të garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare, partia e të cilit ka në fokus bujqësinë. Gjate nje interviste per Vizion Plus, Duka thote se premtimi i PD për të mbështetur me 100 milionë euro subvencione këtë sektor është e vetmja rrugë për të garantuar tregun për prodhimet shqiptare.

 

AGRON DUKA

KRYETAR I PAA

“Të cilat mendoj që nuk janë pak dhe besoj që janë rezultat për shkak të konkurrencës sepse ne konkurrohemi në mënyrë të pandershme që në nisje. Nëse nuk ka subvencione prodhimet që bëhen në vendet e rajonit kostojnë më lirë.”

 

Por Duka nuk ndan të njëjtin mendim me PD, e cila ka premtuar që për 4 vite nuk do t’i ndryshojë taksat.

 

“Nuk jam i mendimit që të kemi një postulat ose një shprehje të tillë që nuk ndryshojmë sepse çdo politikë fiskale do të shihet se çfarë rezultati do të japë gjatë zbatimit të saj dhe ndoshta rrugës mund të ketë edhe ndonjë ndryshim, kjo nuk është diçka që betohet mbi Bibël apo Kuran.”, tha ai per Vizion Plus.

 

Duke qenë i vetmi aleat që tashme e di pozicionin e tij në 3 kandidatët e parë të listës së Durrësit, Duka  e ka nisur fushatën në këtë qark për të fituar në 25 prill.

 

 “ Të kemi ne të paktën një mandat deputeti mbi mazhorancën, dhe kur them kam parasysh të gjithë aleatët përfshi këtu dhe LSI, mundësitë janë se ka një pakënaqësi të madhe ndaj qeverisë Rama.”, tha kreu i PAA per Vizion Plus.

 

Në vitin 2017 koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike arriti të marrë 4 deputet në Durrës, LSI 2 dhe PS 8 mandate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *