Tërmeti i 26 Nëntorit la shumë familje pa shtëpi dhe shtoi edhe më shumë hallet për ta. I tillë është edhe rasti i kësaj të moshuare, e cila për pothuajse një vit jeton në çadër.

 

Ajo rrëfeu historinë e saj të trishtë për “Vizionin e Pasdites”, ku tregoi se bashkë me të në çadër jetojnë edhe dy fëmijët e paralizuar. Njëri 42 vjeç, kurse tjetri 38, e moshuara, mes lotësh, nuk kërkon gjë tjetër veç shëndetit dhe përmirësimit të gjendjes së tyre.

 

“Më thoshin na, nuk i dosha as lek asgjë, veç të kisha djalin siç e kam pas. Prap të më bëhet djali mirë, nuk më hyjnë në punë asgjë tjetër. Veç ta kisha djalin mirë. Po ça të bëj, halli.”

 

Kjo është një ndër familjet e shumta që jetojnë në kushte të vështira. Për këto histori pati denoncime të përditshme edhe nga Partia Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *