Subscribe

Karta e debitit është produkti që përdorin më së shumti qytetarët në sistemin tonë bankar.

Ky shërbim nënkupton një llogari rrjedhëse ku shqiptarët marrin pagën.

Më pas është karta e kreditit që më së shumti përdoret nga moshat e reja dhe të vetpunësuarit, ndërsa produkti I tretë janë llogaritë e kursimeve.

Edhe pse shërbimet që ofrojnë bankat janë të shumëllojshme, më pak se 40 % e popullatës  përdorin shërbimet bazë.

Këto janë konkluzinet e dala nga një anketim I kryer, ku rezulton se 44 % e të anketurave përdorin karta  debiti dhe 20 % karta krediti. Ndërsa 4 % të qytetarëve përdorin letrat me vlerë të qeverisë.

Bazuar në këtë annketim, rezulton se 91% e  të pyeturve shkojnë në degët e bankave për të mbaruar punë, fakt ky që tregon se shërbimet on line që ofrojnë ato përdoren nga një pakicë e vogël e popullatës.

Studimi tregon se bankat përbëjnë industrinë me besueshmërinë më  të lartë se insitucionet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *