Subscribe

Forcat RENEA, FNSH dhe Policia e Lezhës vijon prej orësh kërkimet dhe krehjen e zonave ku dyshohet se mund të fshihet autori I krimit të rëndë në Kodër Rreshën mbrëmjen e të martës.

 

Fatmir Kolecaj i shpallur në kërkim dyshohet se ekzekutoi me armë zjarri ish gruan e tij Esmeralda Filopati dhe ish kunatin Vledison Filopati.

 

Viktimat u qëlluan të martën në orën 20 e 40 në hyrjen e shtëpisë së tyre.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit.

 

Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin  069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt.

 

Ne foto: Autori i dyshuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *