Hetuesit polakë kanë bërë me dije se mbetjet e dy njerëzve të tjerë janë gjetur në arkivolin e ish-presidentit të Polonisë, Lech Kaczynski, i cili vdiq si pasojë e rrëzimit të aeroplanit së bashku me dhjetëra zyrtarë të tjerë.

 

Mbetjet e viktimave janë përzier në 11 arkivole, thanë hetuesit.

 

Aeroplani u rrëzua pranë Smolenskut, në perëndim të Rusisë në vitin 2010. Hetuesit rusë dhe polakë kanë konstatuar se aksidenti është shkaktuar me gabim të pilotit.

 

Disa anëtarë të partisë polake për Ligj dhe drejtësi thonë se aeroplani është rrëzuar me eksploziv, ndërsa të tjerë mendojnë se kontrollorët e trafikut ajror rus e kanë kequdhëzuar qëllimisht ekuipazhin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *