Rojet e pallatit mbretëror në Arabinë Saudite kanë arrestuar 11 anëtarë të familjes mbretërore, pasi refuzuan të tërhiqeshin nga protesta e tyre pranë pallatit Qasr Al-Hukm në Riad.

 

Princat kërkuan anulimin e dekretit mbretëror, sipas të cilit anëtarët e familjes Saud tani duhet të paguajnë faturat e tyre të energjisë elektrike dhe të ujit.

 

Pavarësisht se kërkesat nuk janë të ligjshme, 11 princat refuzuan të largohen nga zona, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

 

Pas arrestimit, ata janë dërguar në burgun Al-Hayer në jug të kryeqytetit në pritje të gjykimit.

 

Vitin e kaluar, Riadi arrestoi dhjetëra princër dhe biznesmenë të fuqishëm nën akuzat për korrupsion. Atyre ju ofrua liria në këmbim të dorëzimit të 70% të pasurisë së tyre prej miliarda dollarë.

 

Arrestimet erdhën pas krijimit të një komiteti të ri kundër korrupsionit, i kryesuar nga Princi i Kurorës Mohammed Bin Salman, i cili shihet gjerësisht si mbreti i ardhshëm i Arabisë Saudite.

 

Zyrtarët sauditë vlerësojnë se korrupsioni dhe përvetësimi i kanë kushtuar mbretërisë së paku 100 miliardë dollarë gjatë dekadave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *