Subscribe

Nevoja për ndryshim, është mesazhi kryesor që lideri i opozitës Lulzim Basha ka zgjedhur të përcjellë 4 muaj para zgjedhjeve parlamentare.

 

Basha ka takuar studentë, te cilët i ka ftuar të shprehen me votë në 25 prill, pasi ai është momenti kur vendoset e ardhmja e tyre.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 

Dy rrugë ka. Ose të bëhemi të gjithë bashkë e të ndryshojmë Shqipërinë, ose ta dorëzojmë vendin në duart e të keqes. asgjë  nuk është më bardh e zi sesa 25 prilli. Të qëndrosh në shtëpi do të thotë të vazhdojmë kështu si jemi dhe synimi kryesor i kësaj qeverie 7 vite ka bërë premtime dhe s’ka mbajtur asnjë premtim, është që të vazhdojë kështu siç është. Janë të vetmit që nuk e duan ndryshimin.

 

Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se për dy mandate me radhë nuk mbajti asnjë premtim. 

 

Njerëzit nuk janë dele. Shqiptarët e kuptojnë fare mirë që kjo është një përpjekje e mjerë për t’i ikur bilancit në fund të 8 viteve. 300 mijë vende pune, ku i ke? Shëndetësi falas, ku e ke? Do të ul taksat për 97% të shqiptarëve, ku i ke? Do të ul çmimin e energjisë, e rriti. Do të ul çmimin e naftës, e rriti. Dhe atë që se ka bërë dot për 8 vite tani premton që do ta bëjë për 4 vitet e ardhshme. A ka alternativë tjetër përveç ndryshimit dhe për mua ndryshimi kryesor duhet të vijë në ekonomi dhe do të vijë në ekonomi.

 

Basha ka premtuar se ne rast se fiton zgjedhjet, ai do të ul taksat e do të rrisë pagat, veçanërisht për mësuesit.

 

Sot sfida e parë e qeverisjes të pas 25 prillit, është që mësuesit shqiptarë nga më të nënpaguarit të rajonit, të paktën të barazohen pagat me mesataren e rajonit. Ky është objektivi i parë sa i përket pagave të mësuesve.”

 

Krahas rritjes se pagës për mësuesit, Basha ka premtuar rritje te pagës për mjekët e infermierët si dhe rritje të pagës minimale në 400 euro në fund të mandatit të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *