Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se në datën 1 shkurt mbërrijnë në Shqipëri vaksinat kundër koronavirusit. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Korçë, shefi i qeverisë ka shpjeguar se vonesa u krijua si pasojë e kompanisë Pfizer, e cila lajmëroi të gjitha vendet që kishin porositur vaksinat se ritmi i prodhimit do të ngadalësohej.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Do të duhet të kishin ardhur 10 mijë doza në këtë fund janari, por Pfizer bëri postim dhe nuk i patëm në kohë vaksinat, por bëj mirë të them se kemi marrë konfirmim se do të fillojë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë. Shpresoj të mos marrim një njoftim tjetër por mesa duket është konfirmim. Do të fillojë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara por do të rriten shpejtë.”

Kryeministri ka garantuar se qeveria shqiptare po sheh çdo mundësi për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit, përfshi edhe AstraZenecan. Rama nuk i ka fshehur rezervat për qasjen e BE ndaj Ballkanit Perëndimor për çështjen e vaksinave, por kjo nuk ishte e vetmja kritikë e shefit të qeverisë për Brukselin Zyrtar.

“Në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje. Kështu që, besoj se ka shumë hapësirë, që puna juaj në këtë sektor, të jetë një revolucion.”

Shefi i qeverisë ka theksuar se qeveria do të bëjë gjithçka që procesi i rindërtimit të përfundojë sa më shpejt dhe nisur nga kjo eksperiencë, Rama ka artikuluar një premtim të ri për mandatin e tretë.

 

“Për të pasur një mekanizëm dhe një formulë financiare për t’u angazhuar për zero të pastrehë. Besoj që do ta bëjmë publike shpejt.”

Lideri i mazhorancës Rama ka komentuar edhe programin elektoral të PD duke kritikuar taksën e sheshtë.

“Taksa e sheshtë iu duhet atyre që janë më të pasur. Dhe vetëm nga taksa e sheshtë, “oligarkët” unë i them në thonjëza ju mund t’i thoni pa thonjëza, oligarkët do të marrin direkt nga buxheti në vit mbi 50 milionë euro.”

Kryeministri ka mbrojtur taksen progresive si mënyrën me të drejtë taksimit e që mbron shtresat më të ardhura më të ulëta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *