Subscribe

Zgjerohet skema e përfituesve të asistencës sociale. Krahas familjeve me ndihmë ekonomike, pjesë do të jenë edhe grupet e personave me aftësi të kufizuara dhe bebet e porsalindura. Konkretisht bëhet fjalë për 66 mijë familje dhe 164 mijë persona me aftësi ndryshe.  Propozimi i ministrisë është heqja e pagesës tavan për kategorinë e familjeve në nevojë me më shumë se 6 anëtarë. Sipas skemës së re familjet që kanë më shumë pjesëtarë do të jenë përfitues te një pagese me te madhe.

 

Në skemën e vlerësimit ministria i është përmbajtur të njëjtave kritere të propozuara që në vitin 2016. Janë inspektorët e shërbimit që përmes sistemit të pikëzimit dhe të dhënave të deklaruara më herët nga familjet  vlerësojnë futjen apo jo në skemën e ndihmës ekonomike. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë heqja e këtij çmimi tavan prej 8 mije lekësh, me favorizimin e familjeve që kanë më shumë anëtarë do të reduktojë rastet abuzive dhe do të rrisë regjistrimin e lindjeve sidomos në komunitetin rom.

 

Një nga pikat e projektligjit është edhe skema e aftësisë së kufizuar ku pjesë e përfituesve janë edhe personat kujdestar. Futja e kësaj kategorie do të shërbejë si periudhë tranzitore për punësimin më pas të kësaj kategorie. Zgjerimi i skemës do të shoqërohet me rritje të buxhetit për këtë reformë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *