Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cilësoi ndryshimet kushtetuese një farsë, ndërsa shprehet se kryeministri Edi Rama ka një frikë të jashtëzakonshme nga zgjedhjet.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti shprehet se kur kreu i qeverisë nuk kishte në pushtet, fliste për një opozitë parimore, legjitime dhe nuk lejonte që ndryshimet Kushtetuese të bëheshin të njëanshme.

“Pyetja që bëni ju të gjithë dhe bëj edhe unë nga kjo foltore është, cila është frika? Ç ‘është ky tmerr i madh që e bën Edi Ramën sot ti harrojë parimet me të cilat u është drejtuar me kaq pathos shqiptarëve? Po cila është ajo frikë kaq e madhe që e bën Edi Ramën t’i shkelë këto parime, t’i shkelë ditën për diell, por cila është kjo frikë kaq e fortë e tmerrshme që e ven për fundi Edi Ramën që e detyron që pikërisht ato që ka thënë atje me zë dhe me figurë me një aktrim shembullor pse jo me shumë pathos dhe me shumë idealizëm. Ku vajtën këto ideale? Cila frikë i rrënoi, i vuri për fundi, i shkeli? Cili interesi i kapi pikërisht për xhakete Edi Ramën dhe të tjerët dhe i bëri të harrojnë këto patetizma kaq të mëdha idealistike lidhur me mosndryshimin e Kushtetutës. Përgjigja është vetëm një, frika e tmerrshme e humbjes së pushtetit dhe humbja e sigurt e pushtetit e detyron Edi Ramën t’i kundërvihet atij Edi Ramës së 8 viteve më parë dhe të thotë saktësisht të kundërtën sot.”

Sipas tij, sot kemi një qeverisje që ka bllokuar integrimin e Shqipërisë dhe se mund të veprojë sit ë dojë me Kushtetutën. Ai shtoi mes të tjerash se Rama kërkon të bëjë ndryshime kushtetuese të njëanshme.

“Kurse sot, ndërkohë që kemi një qeverisje që ka bllokuar integrimin e Shqipërisë, të njëjtën gjë që bënte dhe në vitin 2012 ku 3 ligjet nuk i votonte për një Kryetar Qarku në Fier, por sot ky mund t’i ndryshojë në mënyrë të njëanshme, sot ky mund ta shkelë Kushtetutën, mund të bëjë çfarë të dojë, klima politike është me e tensionuar se kurrë, distancimi, polarizimi politik për shkak të tij është i jashtëzakonshëm, kriza ekonomiko-politiko-shoqërore më e rënda se kurrë, megjithatë Edi Rama kërkon të bëjë ndryshime kushtetuese të njëanshme dhe është në një betejë dhëmbë për dhëmbë ky Edi Rama i sotshëm me atë Edi Ramën e vitit 2012, megjithatë të nderuar qytetarë çdo koment i imi nga kjo foltore do të ishte shumë i varfër në raport me atë që Edi Rama tha në 2012 dhe ju që të mos e harroni kurrë dhe të kuptoni hipokrizinë dhe demagogjinë e këtij karakteri të dobët, të këtij kryeministri vërtet pa karakter, pa principe, pa parime, thjesht dhe vetëm një interesaxhi i vogël pushteti, ju ftoj sërish ta ndjekim edhe 1 herë këtë video e cila flet më shumë se çdo gjë tjetër, ju lutem ndiqeni dhe një herë tjetër këtë video dhe fiksojeni.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *