Subscribe

Konfiskimi i pasurive që burojnë nga bota e krimit, nuk do të jetë më në dorë të Gjykatës, por do të jetë i detyrueshëm për organet e drejtësisë.

 

Këto janë disa nga ndryshimet që priten të bëhen në Kodin e ri Penal të prezantuara nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe kreu i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi.

 

Rakipi sqaroi se Kodi i ri do të përfshijë disa vepra të reja penale, por do të ketë edhe disa nene që do të ndryshohen, duke mos i konsideruar më si vepra të tilla.

 

ARBEN RAKIPI

DREJTORI I SHKOLLES SE MAGJISTRATURES

 

Nisur nga rastet kur kriminaliteti goditet në qendër të tij, ne kemi bërë të detyrueshme, dënimet plotësuese që lidhen me konfiskimin apo mbylljen e biznesit që vënë aktivitetit në shërbim të krimit. Kemi menduar që konfisikimi i detyrueshëm jo për t’ia lënë në dorë opurtinitetit të gjykatave.

Plagosja e lehtë nga pakujdesia është një vepër e cila, është dënuar me gjobë dhe vazhdon të qëndrojë në Kodin Penal si një prej mënyrave si vepër, ku ne mendojmë se duhet ta heqim nga trajtimi si Penale.

 

Për ministren Gjonaj, ky Kod i ri do të eliminojë boshllëqet ligjore që kanë sjellë abuzime në vendimet e gjykatave.

 

ETILDA GJONAJ

MINISTRE E DREJTESISE

 

Ky draft i ri synon adresimin e problematikave serioze që vijnë si rezultat i paqartësisë dhe boshllëqeve të dispozitave ligjore, të cilat janë bërë shkak për interpretime abuzive në vendime gjyqësore. Ky Kod synon reflektimin e vendimeve të shumta të Gjykatës Kushtetuese dhe atyre unifikuese të Gjykatës së Lartë, të cilat shpesh herë kanë dhënë vendime për shfuqizimin e disa neneve të ndryshme të Kodit Penal, të cilat janë gjetur prej saj në kundërshtim me dispozitat kushtetuese.

 

Sipas Gjonajt, Kodi i ri penal do të diskutohet me grupet e interesit gjatë muajit nëntor dhe në fund të vitit pritet të kalojë në Kuvend për miratim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *