Disa e duan, kurse disa e urrejnë. Të shumta janë vajzat që duan t’i ngjajnë, por edhe ato që e konsiderojnë si modeli më i shëmtuar për t’u ndjekur. Megjithatë në këtë përballje qasjesh, një gjë është e sigurt: Kim Kardashian ia del gjithmonë që të flitet për të. Fama që ka mamaja e katër fëmijëve është famë komplet e një lloji tjetër, që ajo vetë e ka shpikur. Është famë multi-funksionale, shumë komplekse dhe e pakopjueshme.

 

Edhe pse njihet gjerësisht për jetën e saj mondane dhe shpenzimet e çmendura për brand-e ekskluzive dhe shërbime të fjalës së fundit të teknologjisë, kur vjen puna te dhuratat e fëmijëve Kim është më e thjeshtë nga ç’mendoni. E ftuar në podcast-in “On Purpose with Jay Shetty”, ajo tha se u bën çdo vit 4 fëmijëve të saj North, Saint, Chicago dhe Psalm të njëjtën dhuratë për ditëlindje: një letër, e cila përmban ngjarjet e të gjithë vitit si p.sh ushqimet e preferuara, detaje interesante nga përditshmëria e tyre, prapësitë, lojërat e preferuara etj.

 

“Është shumë argëtuese t’i lexosh që nga viti i parë deri tani. E di që ata do ta vlerësojnë këtë një ditë. Edhe pse ndonjëherë tregohem pak e ashpër, e bëj për të mirën e tyre.”-tha ajo për prezantuesin Jay Shetty.

Kim ka folur edhe për sfidat e mëmësisë si një nënë beqare me 4 fëmijë, duke u shprehur: “Të gjithë thonë se ditët janë të gjata dhe vitet të shkurtra dhe është pohim mëse i vërtetë. Kur janë bebe dhe i ushqen..uau është çmenduri. Është totalisht çmenduri. Por, edhe kaosi më i bukur. Ka qenë gjëja më sfiduese. Ka net që qaj derisa më zë gjumi”.-përfundoi ajo. /Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *