Subscribe

Gjanica vazhdon të mbetet një nga lumenjtë me nivelin më të lartë të ndotjes në vend.

Pamjet tregojne siperfaqen e ujit me ngjyre te erret qe me se shumti eshte pasoje e mbetjeve te naftes ndërsa është e pamundur të evitohet dhe era e pakëndëshme.

Për qytetarët kjo është një situate qe zgjat prej kohesh. Ata fajesojne autoritetet se nuk kanë marrë asnjë masë ndaj atyre që e kanë shkaktuar ndotjen.

Për Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit, përgjegjësit kryesorë mbeten kompanitë e naftës.

Por dhe pse autoritetet thonë se kanë vendosur disa masa administrative ndaj kompanive të naftës, këto të fundit nuk i kanë paguar, pasi i janë drejtuar gjykatës.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj paralajmëroi në nisje të sezonit turistik ndëshkim maksimal për të gjitha subjektet që kryejnë krime mjedisore.

Por ne rastin e Gjanices duket se kompanite kane vijuar punen te pashqetesuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *