Të paktën 9 milionë njerëz kanë vdekur për shkak të ndotjes së ajrit në mbarë botën. Kjo shifër alarmante ka shqetësuar Organizatën Botërore të Shëndetit. Sipas një studimi të ri, ndotja e mjedisit është vrasësi numër 1 në botë, duke shkaktuar më shumë vdekje të parakohshme se sa lufta, terrorizmi, apo fatkeqësitë natyrore.

 

Shqetësimi më i madh dhe rrezikshmëria më e lartë është ekspozimi i fëmijëve ndaj ndotjes kimike që vjen nga industrializimi e që kërcënon të drejtat bazë të njeriut si e drejta për të jetuar, shëndeti, mirëqenia etj.

 

Një pjesë e konsiderueshme e vdekjeve që shkaktohen nga ndotja janë regjistruar ne vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ndërsa 1 në 4 vdekje në moshë më të hershme, ndodh tek vendet që përpiqen të industrializohen me shpejtësi , siç janë India, Pakistani, Kina, Bangladeshi, Madagaskari e Kenia. Sipas studimit udhëheqësit e këtyre vendeve shqetësohen më tepër për ekonominë dhe infrastrukturën, se sa për mjedisin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *