Subscribe

Pak ditë nga nisja e sezonit turistik, një katastrofë mjedisore është regjistruar në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Një sasi e konsiderueshme naftë është përhapur në det duke ndotur bregun. Shkak për këtë është bërë një defekt në një anije që ishte duke u ngarkuar me naftë në depozitat e Petroliferës. Për shkak të dallgëve, sasia e naftë është shpërndarë në det.
“Është një anije e cila sipas informacioneve tona është ankoruar në Petroliferë dhe sot është bllokuar nga institucionet e tjera. Inspektoriati mjedisor i ka kërkuar dhe lënë aktet e veta të inspektimit dhe kthimin në gjendjen e mëparshme ne nuk mund të presim që ta kthejë në gjendjen normale duke qenë se është plazh. Ne maksimumi deri nesër pasdite do ta kthejmë plazhin në gjendjen normale ku do të ndërhyjmë vetë.”
Ndaj anijes që derdhi naftën është vënë gjobë prej 1 milionë lekësh, si dhe masa e pezullimit të aktivitetit deri në kthimin në normalitet të vijës bregdetare. Ndërkohë strukturat vendore të bashkisë dhe ushtrisë, kanë ndërhyrë për pastrimin e të gjithë zonës. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka paralajmëruar masa te ashpra ndaj ndotësve. Edhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka dënuar ngjarjen e rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.