Kandidati për kryetar Bashkie në Lezhë, Eduard Ndocaj ka deklaruar se është kërcënuar e shantazhuar nga rivali I tij socialist Pjerin Ndreu.

 

Në një deklaratë për mediat, Ndocaj i cilësoi shantazhet e kërcënimet si një goditje e ulët që po përdoret nga rivali I tij Pjerin Ndreu.

 

“Më kanë shantazhuar dhe kërcënuar, deri tek ofendimet e familjes time”

 

Ndocaj bëri me dije se është thirrur edhe ne polici, nga shefi i krimeve për të sqaruar të gjitha akuzat që vijnë në drejtim të tij.

 

Ndocaj thotë se rivali i tij po përdor çdo mekanizem me qëllim fitimin e zgjedhjeve.  Sipas tij, ai po u kërkon maturantëve kartat e identitetit në mnëyrë që në këmbim të votës t’u mundësojë atyre shkollën e lartë.

 

Nga ana tjetër ai ka hedhur poshtë edhe videon që qarrkullon në disa portale, ku ai shkëmben mesazhe me një vajzë dhe që I kërkon foto nudo në këmbim të një vendi pune.

 

Ndocaj e cilësoi videon si një montazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *