Një operacion I madh antidrogë është duke u zhvilluar në kufirin mes Greqisë e Turqisë, në Portin e Lesvos.

 

Sipas mediave greke, dy gomone me drogë tentuan të futeshin në Turqi por u pikasën nga roja bregdetare. Gomonet arritën të largoheshin por u identifikuan nga roja bregdetare greke, nga ku 10 anije të marinës me ndihmën e helikopterëve dhe anjieve Fronteks u vunë në ndjekje.

 

Si pasojë është neutralizuar njëra prej gomoneve e cila u qëllua nga snajperat, të cilët ndodheshin në helikopter. Si rrjedhojë bëhet e ditur se janë arrestuar tre persona, dy shqiptarë dhe një italianë.

 

Tre të arrestuarit po transferohen në portin e Mytilene ndërsa vijon operacioni për kapjen e gomones tjetër.

 

Mediat greke raportuan gjithashtu se droga dyshohet se po vinte nga Shqipëria.

 

Në lidhje me këtë operacion ka reaguar edhe policia shqiptare, e cila e ka quajtur lajmin e mediave greke si të pavërtetë pasi nuk ka asnjë të dhënë që mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria.

 

 

Njoftimi i Policisë së Shtetit

 

Në lidhje me një lajm të bërë publik në disa media, të cilat i janë referuar burimeve mediatike greke se dyshohet që dy gomone janë nisur nga Shqipëria dhe se Policia Greke është duke zhvilluar operacion, sqarojmë opinionin publik se:

Nga komunikimi paraprak me homologët grekë, lajmi i dhënë në media është tërësisht i pavërtetë.

Operacioni zhvillohet në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë dhe jo në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe nga komunikimi i deritanishëm  dhe shkëmbimi i informacionit  nuk ka asnjë të dhënë   që  mjetet lundruese të jenë  nisur nga Shqipëria.

Policia Greke gjatë operacionit ka kapur një prej mjeteve lundruese, brenda të cilit nuk është gjetur lëndë narkotike dhe ka ndaluar dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian që ndodheshin në bordin e skafit.

Policia e Shtetit vijon shkëmbimin e informacionit me homologët për dy shtetasit shqiptarë dhe është në ndjekje të operacionit nga homologët grekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *