Subscribe

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë, pasi makina me të cilën ato udhëtonin përplasi 7 mjete të tjera gjatë ndjekjes policore në zonën pranë burgut 303 në Tiranë.

 

Shkaktari i këtij aksidenti ishte Gentian Koçi dhe ishte i shoqeruar nga shtetasi Ervin Kodra, ky i fundit pasagjer.

 

Ndërkohë pas përplasjes bëhet me dije se ato kanë dalë nga makina duke u hedhur dhe armët i kane “fluturuar” në oborrin e një banese në zonë, por arratia e tyre ka përfunduar pak metra më tej.

 

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre, dhe vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *