Ka nisur numërimi  mbrapsht për Inter-Milan, njëra prej sfidave derbi më të zjarrta të botës. Dueli që vë përballë dy prej skuadrave të kreut të serisë A, do të luhet këtë të shtunë në orën 18:00 dhe do të përcillet ekskluzivisht si gjithnjë në platformën Tring. Diferenca aktuale 4 pikëshe mes zikaltërve kryesues dhe Milanit që është ndjekës, garanton një duel të fortë dhe shumë të rëndësishëm në planin e pikëve.

 

Inter luan për t’u arratisur, aq më teper që ka një ndeshje shtese për të rikuperuar, ndërsa kuqezinjtë luajnë për të rihapur plotësisht kampionatin.  Ky është një derbi krejtësisht i ndryshëm nga ai i fazës së parë luajtur në muajin nëntor që përfundoi 1 me 1. Në atë kohë, Milan kishte 7 pikë diferencë, çka do të thotë se zikaltrit kanë rikuperuar në pak muaj falë një super paraqitjeje plotë, minimalisht 11 pikë në kurriz të rivalëve të tyre historik. Dueli do të luhet me një kapacitet 50% të totalit të San Siros, stadium ku do të jetë e përqendruar e gjithë vëmendja e botës futbollistike me transmetim në mbi 200 vende.

 

Tekniku Inzaghi do të ketë të gatshëm amerikano-latinët e ardhur së fundmi: Vecino, Sancez dhe Lautaro protagonist i madh me Argjentinën që pritet të jetë në krah të Xhekos në sulm. Mungojnë vetëm Correa dhe Gosens, blerja e janarit. Ndërsa tek Milan ka më shumë probleme. Ibrahimoviç vështirë se do të grumbullohet, ndërsa për Tomorin ka më shumë optimizëm.  Lëvizja e Piolit do të jetë Kessi në rolin e mesfushorit të avancuar me qëllim bllokimin e Brozovi. Kuqezinjtë nisën jofavoritë, por një derbi është gjithnjë i paparashikueshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *