Komisioni për Politikën e Jashtme ka diskutuar këtë të mërkurë projektrezolutën për “Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dezinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare”.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se shkas për këtë nismë është bërë rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian.
“Shkas për këtë nismë u bë rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian. Ka pasur qasje te influencës ruse në vendet e rajonit te Ballkanit Perëndimor. Ka një studim për ketë influence dhe studimi i kryer nga fondi Marshall. Është argument pa bazë që Shqipëria është imune nga influenca ruse”.
Nga ana tjetër ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kërkoi që përpara se të veprohet duhet një qëndrim nga qeveria shqiptare.
“Pa pasur qëndrimin e qeverisë nuk dua që parlamenti të futet në ujëra të turbullta. Cilat janë vendet që e kanë marrë një nisëm të tillë. Ne marrim drejtimin e OSBE-së për pak kohë dhe kemi marrë disa zotime, prandaj te materiali që duhet të vijë nga qeveria duhet të dimë qëndrimin e Italisë dhe Sllovakisë. Është kollaj kur kryetarja na drejtohet ministër, ministër, por ka qenë vetë ministre për katër vite. A është kjo rezolutë në përputhje me strategjinë kombëtare të sigurisë? Këtu mungon prania e Shqipërisë në NATO, pasi nëse sillni tre pika; ndërhyrja në zgjedhjet, sulmet kibernetike dhe dezinformimin. Në rezolutë nuk thuhet sa është në përputhje me sigurinë kibernetike të miratuar nga qeveria shqiptare, apo axhendën dixhitale të Shqipërisë.”