Subscribe

Të gjithë bizneset, që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti do të duhet të dorëzojnë një listë me dokumenta pranë drejtorive rajonale tatimore, me qëllim që vlera e dëmit ti zbritet nga detyrimet.Përfaqëses të tatimeve sqarojnë cilat janë dokumentat, që duhet të dorëzohen brenda datës 10 Mars.

 

Listën me përshkrimin e detajuar të mallrave dhe aktiveve të dëmtuara apo shkatërruara, përfshirë sasinë për çdo lloj. Faturat e blerjes së mallrave të dëmtuara apo dokumentacionin e aktiveve afatgjata të dëmtuara si dhe raportin nga organi kompetent përkatës për shkatërrimin e aktiviteteve afatgjata. – thotë Arben Hasani, pranë Drejtorisë së Tatimeve

 

Pas kësaj date, specialistë të tatimeve do të verifikojnë në terren vlerën e dëmit të deklaruar nga tatimpaguesit. Sipas adminsitratës tatimore verifikimi ka si qëllim përcaktimin e saktë të vlerës.

 

 

Duke iu referuar të dhënave janë evidentuar se janë 715 sipërmarrje të prekura në tre qarqet kryesore.Vlera e dëmit llogaritej në 150 mln euro, por kjo shifër duket se do të filtorhet sërisht nga tatimet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *