Ndihmat humanitare për civilet siriane do te nisin te shpërndahen ditët e ardhshme. OKB njoftoi se qeveria siriane i ka hapur dritën jeshile dërgimit te ndihmave ne shtate zona te rrethuara, banoret e te cilëve rrezikojnë te vdesin nga uria. Vendimi erdhi pas nje takimi ne Damask, ku ishte i pranishëm i dërguari special i organizatës, Staffan de Mistura. Keto zona ishin identifikuar nga Grupi mbështetës per Sirinë si territoret qe kane pasur nevoje per ndihme urgjente. Takimi erdhi ne nje kohe qe forcat qeveritare me mbështetjen e sulmeve ajrore ruse kane avancuar ne disa zona te kontrolluara nga rebelet. Rreth 500 milionë civile jetojnë ne zonat e rrethuara nga ISIS, grupet opozitare apo trupat e regjimit te Assadit. Javën e kaluar, fuqitë botërore arritën nje marrëveshje per zbatimin e nje armëpushimi brenda nje jave, qe do t’i hapte rrugën kalimit te karvanëve me ndihma, por deri tani nuk ka sinjale per zbatimin e tij. Bisedimet e deritanishme per paqen ne Siri kane dështuar, por nje tjetër raund është planifikuar te mbahet ne Gjeneve ne 25 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *