Një biznes në Pogradec është gjobitur në masën 10 milionë lekë të vjetra nga task forca e ngritur për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga COVID-19.

 

Subjekti që operonte si bar-kafe ndodhet te pazari industrial dhe fruta perimeve, ndërsa është gjetur për të disatën herë i rihapur nga ana e inspektorëve të terrenit, në kundërshtim kjo me aktin normativ të qeverisë shqiptare për përballimin e situatës së koronavirusit.

 

Në këto kushte, subjektit i është vendosur gjoba prej 10 milionë lekësh të vjetra, ndërsa janë gjobitur edhe 10 shtetas që u gjetën brenda biznesit në masën 10 mijë lekë të reja.

 

Kjo nuk është hera e parë që janë vendosur gjoba në qytetin e Pogradecit, pasi disa ditë më parë janë gjobitur edhe tri lokale të tjera të cilat vijonin aktivitetin duke shkelur aktin normativ të qeverisë shqiptare, duke u bërë kështu rrezik për përhapjen e SARS COV 2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *