Ankaraja zyrtare godet rrjetin e mësuesve dhe profesorëve në institucionet private në vend me akuzën se janë pjesë e rrjetit të klerikut Fetullah Gylen, të cilin qeveria në Turqi e bën përgjegjëse për tentativën për grushtin e shtetit. 21 mijë mësuesve e profesorëve u është hequr licenca, 15 mijë punonjës në administratën e arsimit dhe 1500 dekanë janë pezulluar nga puna në shkollat private. Mbi to, ashtu si me punonjësit e policisë, drejtësisë dhe ushtrisë rëndon akuza se kanë qenë në dijeni të komplotit për marrjen e pushtetit. Me heret, presidenti turk Rexhep Taip Erdoan, përsëriti thirrjen për rikthimin e dënimit me vdekje, duke vijuar në shpërfilljen e apeleve të Bashkimit Europian.

“Nuk mund te shpërfillim kërkesat e popullit. Amerika nuk e ka dënimin me vdekje? Po Rusia, apo Kina? Apo shtete te tjera anembanë botes? Te vetmet qe nuk e kane dënimin kapital jane vendet e Bashkimit Europian.”

Ndërkohe krahas trazirave, Ankaraja është tronditur edhe nga një shpërthim, i cili fillimisht u raportua si nje sulm, por ne fakt bëhej fjalë për një aksident. Nje godine u përfshi nga zjarri, që dyshohet se ka rënë per shkak te nje shkëndije elektrike. Ai u vu nen kontroll nga zjarrfikësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *