Spektakël , gola dhe emocione pafund. Është mbyllur pjesa e parë e duelit Liverpool-Milan në Anfield, ku kuqezinjtë po fitojnë me rezultatin 2-1. Një fitore me përmbysje për skuadrën e Piolit, e cila edhe pse ishte inferiore në fushë, në dy raste që pati, zgjidhi ndeshjen. Dueli u zhbllokua që në minutën e 9-të kur pas një aksioni të bukur të të kuqve, Aleksandër Arnold tundi rrjetën e italianëve falë dhe një devijimi të Tomorit.

 

Pas tij, Salah kishte mundësi të dyfishonte rezultatin, por gardiani Manjani me klasin e tij ndali yllin egjiptian. Kuqezinjtë morën zemër dhe më të parin mundësi që iu dha shënuan me Ante Rebic. Një gol që rriti besimin tek skuadra e kuqezinjve pasi pak minuta më vonë shënuan dhe golin e dytë me Brahim Dias dhe mbyllën fraksionin e parë me shifrat 2-1.

 

Ndërkohë sfida tjetër e këtij grupi mes Atletiko Madrid dhe Potos në Madrid u mbyll në barazim pa gol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *