Policia ka arrestuar këtë të diel në Velipojë dhe Dhërmi pesë persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për ndërtime pa leje në bregdet.

 

Nga inspektimet është konstatuar se të arrestuarit kishin nisur punën për objektet për të cilat nuk kishin marrë leje nga autoritetet.

 

Ndërtimet ishin konstruksione druri për bare në plazhe.

 

Policia ka intensifikuar kontrollet dhe aksionin për pastrimin e zonave bregdetare edhe gjatë sezonit të verës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *