Subscribe

NGA E PARA – Extreme Makeover Home Edition Albania, nje nder formatet reality më familjar, i renditur ne majat e top-listes se programeve me te ndjekura te javes ne shume media ne mbare boten, prej 16 Prillit ka nisur te mbaje te mberthyer pas ekranit te Vizion Plus edhe audiencen ne Shqiperi.

I njohur per emocionet e forta dhe mesazhet qe percjell, “Nga e Para” solli mbremjen e djeshme historine e nje tjeter familjeje e cila sfidonte cdo dite kushtet e veshtira ekonomike.

Familja Tahiri banonte prej 18 vitesh në një shtëpi te ndërtuar dhe restauruar 8 vite me pare, por qe ne pamundesi ekonomike, kryefamiljari i saj, Aleksi kishte lene gjithcka pergjysem.

Sikur te mos mjaftonte kjo, Aleksi se fundmi ishte diagnostikuar me Hepatitin B, kurimi per te cilin e kishte renduar akoma edhe me shume gjendjen ekonomike te familjes.

Stafi i “Nga e Para” trokiti ne deren e kesaj familjeje duke rikthyer shpresen dhe besimin se jeta eshte e bukur ndaj dhe duhet jetuar ne cdo moment.

Ndryshimi ishte i prekshem per te gjithe, dhe perballja me realitetin e ri nuk ishte e lehte per pjesetaret e familjes Tahiri.

Lot gezimi dhe emocione te forta u percollën mbrëmjen e djeshme permes ekranit te Vizion Plus.

Nga e Para do te sjelle javet ne vazhdim te tjera histori te familjeve që perballen cdo dite me veshtiresi ekonomike e jo vetem, për t’iu dhuruar atyre një fillim të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *