Subscribe

Bashkia e Tiranës fillon rindërtimin e shtëpive te dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit. Erion Veliaj vizitoi familjen Stafa në Picallë të Petrelës, shtëpia e te cilës tashme është e pabanueshme, ndërsa të gjitha orenditë janë zhvendosur në çadrën në oborr.

 

Bashkia në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, ka nisur nga puna për të ndërtuar nga e para shtëpinë e tyre të re. Petrela është një nga zonat më te prekura nga tërmeti, kjo edhe për shkak të ndërtimeve të vjetra.

 

Erion Veliaj: “Do ta rregullojmë shtëpinë për ty, për nusen, për 4 kalamajtë, për gjyshen. Më vjen mirë që, brenda javës, u bë vlerësimi i dëmit, erdhi firma. Shtëpitë e ndërtuara në mënyrë modeste ishin të parat që u goditën. Po ashtu, do të ndërtohen të parat. Sigurisht, do të merremi edhe me ato shtëpi që kanë nevojë për suva e meremetime. Kryesisht janë shtëpitë e fukarenjve, e atyre që i kanë bërë me shumë mund, me mjete rrethanore, me kushte primitive, kështu që do t’u japim atyre rëndësi”.

 

Kryebashkiaku theksoi se rindërtimi i shtëpive tregon Tiranën solidare, dhe se kjo nuk bëhet për fushatë apo për arsye politike.

 

Erion Veliaj: “Po të ishte kjo për punë zgjedhje, për politikë, nuk bëhej kurrë. Fakti që sot nuk kemi asnjë nevojë të tillë, por vetëm njerëzillëku që ta mbarojmë këtë punë dhe të dalim faqebardhë nga kjo sfidë që na solli Zoti, natyra, e ta përballojmë me dinjitet. Kjo na ka bërë që të jemi këtu përditë. Kështu që, edhe administratori, edhe Xhemali, gjithë forcat tona në terren kanë bërë një punë fantastike”.

 

 

Bashkia e Tiranës prej një javë po bën vlerësimin e të gjitha shtëpive të prekura nga tërmeti. Banesatr do do të rindërtohen edhe me ndihmën e bizneseve dhe nje fondit të posacem.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *