Banorët në Kaçinare të Mirditës kanë protetstuar këtë të shtunë kundër ndërtimit të 4 HEC.

 

Në reagimin e tyre banorët thonë se e gjithë zona mbetet pa ujë duke dëmtuar dhe bukuritë natyrore. Te mbledhur se bashku ata vendosen qe ta kundershtojne unanimisht.

 

Gjithashtu ato shprehen se nuk do ta lejojnë kurrë shkatërrimin e ekosistemit të zonës.

 

I gjithe uji i perrënjeve të zonës pas disa muajsh me ndërtimin e HEC do te vendoset i gjithi ne tuba në shërbim te hidrocentraleve ndërsa e gjithë zona do të mbetet pa uje.

 

Një tjetër shqetësim për banorët është devijimi i madh i ujit të pijshëm dhe atij për vaditje, ndërsa thesojnë se do të organizojnë protesta me të madhaja në ditet ne vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *