Subscribe

Prishja e dy ndërtesave në Dhërmi është bërë shkak për rikthimin e tensioneve e mes Athinës dhe Tiranës. Ne reagimin e Ministrisë se Jashtme Greke, thuhet se Shqipëria ende nuk është gati për negociatat me BE, pasi nuk i kupton dhe zbaton rregullat e këtij bashkimi.

 

“Greqia mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, me kusht që rruga evropiane është angazhimi i këtyre vendeve me standardet evropiane dhe sundimi i ligjit. Shkelja e këtyre parimeve do të thotë se në fakt ky vend nuk dëshiron rrugën evropiane. Për fat të keq, duke  shmangur çdo nocion të sundimit të ligjit, autoritetet shqiptare filluan në Dhërmi,  prishjen e pronave turistike të cilat i përkasin anëtarëve të minoritetit etnik grek”.

 

Athina zyrtare e konsideron shekeje te rende ndërhyrjen ne mes te sezonit turistik dhe dhunim te te drejtave prishjen e objekteve qe u përkasin pjesëtareve te minoritetit grek. Per ngjarjen ka reaguar dhe Deputeti i Partisë Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos duke theksuar se sjellja e Tiranës ndikon në marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

“Politika e diskriminimit dhe sulmet arbitrare administrative të shtetit shqiptar në të drejtat legjitime të minoritetit grek, siç manifestohet në Dhërmi, është e papranueshme “, thotë Shefi i Sektorit për Punë të Jashtme e njëkohësisht deputeti  Jorgos Kumotsakos”.

 

Ministrisë së Jashtme greke Tirana i është përgjigjur nëpërmjet Ministrisë se Kulturës, e cila sqaron se:

 

“Veprimet për prishjen e dy ndërtimeve në fshatin Dhërmi, janë pjesë e një procesi të nisur që në prill të vitit 2016 për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në këtë zonë”.

 

Ministrja Kumbaro thekson se banorët janë njoftuar në lidhje me prishjen e ndërtimeve pa leje, shpronësimin, si dhe janë kompensuar pronarët. Në rastin konkret, bëhet fjalë  për dy godina të ngritura mbi një burim uji brenda zonës së mbrojtur si trashëgimi kulturore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *