Ndërron jetë në spitalin e Traumës në Tiranë një nga personat e aksidentuar në përplasjen e tre automjeteve në superstradën Lezhë-Shkodër. Ajo është Marjeta Gjergji, infermiere e maternitetit në Lezhë.

 

Të plagosur mbeten dhe bashkëshorti i saj, fëmija i mitur dhe vjehrra. Shkak për ngjarjen dyshohet se u bë shpejtësia e lartë.

 

 

Ndërkohë policia është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit ku u përfshinë tre automjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *